
Sekretariati i Marrëveshjes sëTregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë nëKonferencën e Nivelit të Lartë mbi Integrimin EkonomikRajonal, e mbajtur më 27-28 janar 2025 në Beçiq të Malit të Zi. Konferenca me temën “Fuqizo. Integro. Rritu.” mblodhi sëbashku vendimmarrës të lartë, zyrtarë të BE-së, drejtuesbiznesesh dhe ekspertë rajonalë për të diskutuar përparimin dhesfidat e bashkëpunimit ekonomik rajonal, me fokus në rrugën e rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së.
Drejtoresha e Përkohshme e Sekretariatit të CEFTA-s, Danijela Gačević, mori pjesë në panelin “Duke Ecur Përpara – Mbështetja e Integrimit Rajonal dhe Integrimit me BE-në”. Gjatë fjalës së saj, znj. Gačević theksoi rolin kyç të CEFTA-s nënxitjen e bashkëpunimit tregtar, eliminimin e pengesave tregtaredhe reformat që përafron rajonin me standardet dhe prioritetet e BE-së.
“CEFTA ka dëshmuar se është një partner kyç në integrimin e rajonit në Tregun Unik të BE-së,” theksoi znj. Gačević.”Përpjekjet tona tashmë kanë sjellë përfitime konkrete përbizneset dhe qytetarët në Ballkanin Perëndimor, dhe diskutimete sotme nxorën në pah arritjet tona dhe hapat e ardhshëm. Synimi ynë është të ndërtojmë një rajon të ndërlidhur dhe tëharmonizuar me standardet e BE-së, i gatshëm për të përfituarnga mundësitë e Tregut Unik.”
Konferenca trajtoi temat kryesore të bashkëpunimit ekonomikrajonal përmes sesioneve interaktive, si:
– Zbatimi i Planit të Ri të Rritjes – Diskutimi mbi prioritetet dhestrategjitë për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së.
– Avancimi i Integrimit Tregtar – Paraqitja e reformave tëpolitikave dhe shembujve të suksesit në lehtësimin e tregtisë.
– Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal – Theksimi i arritjeve nëndërtimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal konkurrues dhe tëqëndrueshëm.
Gjatë ngjarjes, u vunë në pah marrëveshjet e fundit të miratuaranga CEFTA si hapa të rëndësishëm në avancimin e Tregut tëPërbashkët Rajonal. Këto përfshijnë marrëveshje mbi tregtinëelektronike, shpërndarjen e pakove, heqjen e bllokimevegjeografike, njohjen e programeve AEO, menaxhimin e rreziqeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke demonstruarpërkushtimin e CEFTA-s për të krijuar mundësi të reja përbizneset dhe qytetarët në rajon.
“Puna jonë nuk ka përfunduar,” përfundoi znj. Gačević. “Integrimi i plotë në BE kërkon përkushtim dhe inovacion tëvazhdueshëm. CEFTA mbetet e përkushtuar për të krijuar njëmjedis ekonomik ku bizneset lulëzojnë, qytetarët përfitojnë ngamundësi më të mëdha dhe rajoni forcon partneritetin e tij me BE-në.”