Sport

Çeku: Brenda pesë vjetëve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

Gazeta10
13 Nëntor 2024 - 12:52

Brenda pesë vjetëve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume, duke përfshirë edhe stadiumin nacional.

Ky është plani që e ka zbuluar ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Çeku ka thënë se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), UEFA-n, FIFA-n dhe 16 komuna të Kosovës për zbatimin e këtij projekti, në mënyrë që Kosova të jetë gati me infrastrukturë sportive për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Në kuadër të planifikimeve që do të ndërtohen dhe rinovohen janë, si; stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi i qytetit Pejë, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, Parku dhe Palestra e sportit, Gjilan, stadiumi i qytetit Suharekë, Pishina gjysmolimpike në Podujevë, stadiumi i qytetit të Gjilanit, zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, palestrat e xhudos (doxho) në qendrat nacionale, pastaj stadiumi i atletikës në Kamenicë, palestra e gjimnastikës në Fushë-Kosovë, si edhe stadiumi i qytetit në Rahovec.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.