Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çelaj: Asociacioni cenon sovranitetin e Kosovës

Gazeta10
08 February 2023 - 18:03

Ish-deputeti i PDK-së, Lirak Çelaj e ka konsideruar të rrezikshme marrëveshjen për formimin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Zbatimi i Asociacionit, sipas Çelaj do ta cenon edhe sovranitetin territorial të Kosovës, shkruan Gazeta10.

Çelaj në Info10 në Kanal10, tha se po të ishte Asociacioni pa asnjë efekt dhe rëndesi, serbët e Kosovës nuk do të kishin insistuar në themelin e tij, shkruan Gazeta10.

“Unë mendoj që Asociacioni në cfarëdo forme, me cfarëdo kompetenca e pa to, është një rrezik i madh për funksionimin e shtetit të Kosovës. Absolutisht e cenon sovranitetin e Kosovës. Fakti që do të quhen komuna serbe, ai e merr fletën poseduese që ajo i përket serbëve. Në momentin që ju përket atyre, kompetencat edhe nëse si marrin tash, do t’i marrin me kohë”, theksoi Çelaj në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.