
Sot janë bërë 25 vjet nga marrëveshja e Kumanovës e cilat parashihte ndaljen e luftës dhe largimin e ushtrisë serbe nga Kosova.
Në këtë ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë në Prishtinë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte as UÇK,
Me këtë deklaratë nuk është pajtuar ish-ushtari i UÇK-së, Lirak Çelaj.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Çelaj ka thënë se katalizatori përfundimtar qe solli lirinë është UÇK-ja.
“Pa dashur t’i mohojë meritat e cilit do në histori, sidomos përpjekjes së fundit, mendoj që secili e ka qitur nga një hap përpara. Megjithatë ne duhet të pranojmë që katalizatori kryesor dhe përfundimtar ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila solli lirinë”, ka thënë Çelaj.
Ai ka shtuar se ish-krerët e UÇK-së qe janë në Hagë janë personazhe të rëndësishme për këtë ditë qe jemi sot. /Gazeta10/
Deklaratën e tij e gjeni me poshtë: