Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çerdhja që u nis më 2016 në ‘’Dardani’’, tani po finalizohet

Gazeta10
24 May 2023 - 16:52

Drejtoresha e Arsimit, në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati ka njoftuar se është finalizuar ndërtimi i një çerdheje të re në lagjen ‘’Dardania”.

Musmurati ka treguar se ky projekt është financuar nga BE-ja dhe se kishte filluar në vitin 2016.

“Lagjes Dardania më në fund po i shtohet një çerdhe e re 😍🏫 Më në fund, projekti i financuar nga BE për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Dardania po finalizohet. Punimet janë shumë afër përfundimit dhe ndërtimi që kishte filluar që nga viti 2016 po finalizohet. Çerdhja e re do të jetë moderne, me hapësira të këndshme për fëmijë dhe hapsira të mjaftueshme për lojë, aktivitete e mësim.”, ka shkruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.