
Ceremonia e varrimit sapo ka filluar, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në fshatin Radac të Pejës për t’i dhënë lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt e cila u vra nga kunati në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.
Por imami i fshatit ku po varroset Arlinda është parë i emocionuar dhe në lot, teksa ka njoftuar të pranishmit në varrim se duhet ta presin djalin e Arlindës, të cilin janë duke e sjellë Policia dhe Qendra për Punë Sociale.