Gazeta10

Çerkini tregon rezerva për Andin Hotin: S’ka me mujt as gojën me çelë para Kurtit e Vuçiqit

Në një lidhje direkte nga Ohri në “Prime Time”, gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku ka treguar se pjesë e delegacionit të Kosovës për takimin në Ohër, do të jetë edhe kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit, Andin Hoti, shkruan Gazeta10.

Lidhur me këtë informacion, reagoi kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini i cili ishte i ftuar në “Prime Time” duke thënë se këtë informacion e morën nga mediat.

“Vetëm prej mediave e më së shumti sonte e kemi kuptu se kryetari i komisionit qeveritar apo i grupit dialogues do të jetë në Ohër, ne si familjarë nuk kemi qenë të informuar përveç mjeteve të informimit që po bëjnë pyetje dhe po kërkojnë përgjigje se a është e vërtet se atje do të flitet për personat e pagjetur.”, ka thënë Çerkini.

Tutje, Çerkini ka thënë se kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për të zhdukurit, Andin Hoti nuk do të mund as ta çelë gojën para Vuçiqit e kryeministrit.

“Mirsolav Lajcak ka qenë në zyrë të unë dhe ka premtuar që do të ndahet çështja e personave të pagjetur në çështje humane. Tash e kanë përzi në politikë dhe e kanë qitë në pikën e gjashtë. Ku unë besoj se Andin Hoti nuk ka me mujt me qel at gojë para Vuçiqit as para kryeministrit. Nuk pres asnjë sen pozitiv për persona të pagjetur në Ohër, për shkak se e kanë përzi me politikë.”, ka thënë ai.

Tutje, Çerkinaj ka kritikuar Hotin se është futur në politikë dhe është duke ia dhënë krahun më shumë politikës se sa çështjes së personave të pagjetur.

“Kam kërkuar që të jemi të informuar ose pjesëtar vëzhgues në dialogun për persona për të pagjetur, assesi në politikë. A jena të zhgënjyem që se kem ditë që ka me shku ai me 18? Është kanë mirë që Andin Hoti sikurse i biri i Ukshin Hotit të na pyes edhe neve. Edhe pse e ka babën të pagjetur është futur në politikë dhe po më duket që më shumë po ja jep krahun politikës se sa neve familjarëve që nuk duam politikë, por gjëra konkrete për personat e pagjeturë.”, deklaroi ai./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë