Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ceremonia e ndërrimit të komandës – Kurti në ‘Bondsteel’: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm

Gazeta10
29 June 2026 - 16:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A. Rorvik, në Kampin Bondsteel në Ferizaj, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan, siç tha ZKM, shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.