Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çështja e dinarit, Lista Serbe fton serbët për protestë të hënën në Mitrovicë të Veriut

Gazeta10
10 February 2024 - 20:03

Lista Serbe ka ftuar serbët e Kosovës që të protestojnë kundër ndalimit të dinarit, i cili sipas rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, përjashtohet nga qarkullimi që nga data 1 janar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Lista Serbe është shprehur se përkrah protestën e paralajmëruar të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut.

E për këtë, autorësinë ia kanë mëveshur një shoqate të pensionistëve serbë në veri.

Lista Serbe përkrah protestën e paralajmëruar paqësore të qytetarëve në Mitrovicë (të Veriut) të paralajmëruar nga shoqata e bashkuar e pensionistëve, dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët tanë nga Kosova që të hënën më 12 shkurt në ora 12 do të marrin pjesë në këtë protestë demokratike të qytetarëve dhe kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për heqjen e qarkullimit të dinarit dhe pagesave, por edhe kundër lëvizjeve të njëanshme kundër interesave të popullit serb, që nga arrestimi i bashkëqytetarëve tanë të pafajshëm, militarizimi i veriut, deri te pushtimi brutal i forcave speciale të Kosovës në objektet e institucionit policor serb, nga organet e përkohshme deri te ambulanca, posta dhe objektet e organizatave joqeveritare”, thuhet në postim.

Kujtojmë se autoritetet në Kosovë kanë njoftuar nga 1 shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb që vazhdon të përdorë dinarin serb. Kjo ka ngjallur reagimet e menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.