Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çështja Kosovë-Serbi: Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pret Kurtin në takim

Gazeta10
31 October 2022 - 16:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë në Britani të Madhe.

Me këtë rast, Kurti është takuar me eurodeputetin dhe Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Cleversy ka njoftuar për takimin që pati me Kurtin, ku tha se diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve.

“Sot kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përpara Samitit të Procesit të Berlinit. Ne diskutuam për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për guxim dhe kompromis për të mirën e njerëzve të të dyja vendeve. Marrëdhëniet Britani-Kosovë janë të forta dhe të gjata”,shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.