Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për tensionet në veri? Flet Murtezaj

Gazeta10
22 December 2022 - 23:17

Valon Murtezaj nga LDK-ja ka vlerësuar se bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, është mëse i nevojshëm në situatën që ndodhet vendi, pas barrikdave në veri.

Murtezaj në Prime Time tha se roli i faktorit ndërkombëtar në këtë situatë, është mëse evident, dhe shumë më i madh sesa mund të duket ndonjëherë, shkruan Gazeta10.

“Në procesin e heqjes së barrikadave duhet të reagohet duke minimizuar pasojat. Në këtë kontekst kompleks, roli i faktorit ndërkombëtar sidomos i KFOR-it dhe bashkësisë ndërkombëtare është evident dhe më i madh sesa ne nganjëhere mund ta konsiderojmë. Qëllimi është që duke ndërmarrë një hapë apo veprim, mos të ketë përkeqësim të situatës aktuale”, tha Murtezaj në Prime Time.

Ai ka shtuar se dorëheqjet e serbëve nga institucionet e vendit dhe me barrikadimin e veriut janë manipulim i Serbisë ndaj qytetarëve serbë të Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.