
Në emisionin “Politiko”, ish-anëtari i LPK-së, Remzi Hasani ka komentuar krahasimin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri me atë të Hitlerit në Gjermani, raporton Gazeta10.
I pyetur nga moderatori se a mund të krahasohet regjimi i Hoxhës me atë të Hitlerit Hasani ka thënë se ky krahasim është i pavend.
“Kta kanë luftuar mes vete, Enveri ka qenë anglo-amerikan edhe sovjetik. Edhe Stalini edhe Ruzvelti edhe Churchill, kanë bashkëpunar kundër Hitlerit. Hitleri ka bërë lufta pushtuese, Enveri ka bërë lufta çlirimtare, nuk bëhet ky krahasim. Mundesh me fol kot, po ky krahasim është kot dhe nuk guxon më u bë është kundër historik.”, ka thënë Hasani./Gazeta10