Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani? Deklarohet Përparim Rama

Gazeta10
27 August 2026 - 12:45

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u është përgjigjur pretendimeve për transferimin e një shume të konsiderueshme parash nga Kosova në Britani të Madhe, duke thënë se bëhet fjalë për transfere të ligjshme ndërmjet llogarive të tij bankare.

Deklarata e Ramës vjen një ditë pasi asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, dorëzuan në hetuesi materiale që, sipas tyre, janë pranuar nga një sinjalizues anonim.

Në këto materiale pretendohet se ka pasur transferim të një shume të konsiderueshme parash nga një llogari në Kosovë, drejt një llogarie bankare në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas asamblistëve të LVV-së në kryeqytet, për këtë çështje kanë nisur hetime edhe autoritetet britanike dhe ato të Kosovës.

I pyetur për këtë rast, Rama tha se posedon llogari bankare në të dyja vendet dhe se transferet janë bërë nga një llogari e tij në tjetrën.

“Unë kam banka edhe këtu edhe atje, d.m.th. transferet bankare janë totalisht legjitime dhe nuk ka asnjë problem. Janë prej kontos time në konton time”, ka thënë Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.