Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët

Gazeta10
23 November 2026 - 9:49

Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

Ai thotë se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët që u kanë qëndruar pranë dhe i kanë mbështetur.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndet.

“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes nenës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndet”, thotë Krasniqi.

Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020 (pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij), dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë/KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 November 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.