Mesfushori i Aston Villas, Carney Chukwuemeka, do t’i bashkohet Chelseat pas gjashtë vitesh në Villa Park; 18-vjeçari kishte 12 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe nuk kishte asnjë interes për të nënshkruar një vazhdim të saj.
“Chelsea ka arritur një marrëveshje me Aston Villa për transferimin e përhershëm të Carney Chukwuemeka për një tarifë prej 20 milionë funtesh”, shkruan SkySports, transmeton Gazeta10.
“18-vjeçarit i është dhënë leja për të udhëtuar në Londër për të diskutuar kushtet personale dhe për t’iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor”.
|Ai bëri 12 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, por startoi vetëm dy here”. / Gazeta10