Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Është turp që kryeministri para Vuçiq dhe BE-së akuzoi paraardhësit e vet si “kriminelë”

Gazeta10
01 March 2023 - 11:11

Nënkryetarja e Partisë Demkratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili deklaroi se Kurti ka thënë se ai nuk mund t’i pranojë obligimet që ka marrë përsipër një qeveri kriminale, duke e pasur fjalën për qeveritë pararendëse në Kosovë.

Çitaku ka thënë se është turp i paparë që një kryeministër i Kosovës në biseda konfidenciale para Vuciqit dhe negociatorëve evropianë t’i akuzojë paraardhësit e vet si “kriminelë”.

Sipas saj kjo tregon mungesën e njerzillëkut, edukatës por edhe taktit diplomatik.

Turp Albin Kurti!, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.