Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruajë Asociacionin

Gazeta10
23 February 2023 - 10:39

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do ta nënshkruaj Asociacionin, raporton Gazeta10.

Përveç Asociacionit, Çitaku tha se të hënën Kurti do ta nënshkruaj edhe marrëveshjen për, siç e quajti ajo, armëpushim, e jo marrëveshjen finale me njohje reciproke në qendër.

“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite. Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë”.

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë”, është shprehur Çitaku.

Tutje, ajo tha se të hënën, Kurti do ta nënshkruaj edhe zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.