Para takimit të ditës së hënë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila ka deklaruar që nesër në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi pritet të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshtjet e arritura deri më tani.
“Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status quo e re”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.
Ajo tutje ka thënë se ky plan nuk ka pikur nga qielli por që sipas saj është produkt i negocimit të Kryeministrit./Gazeta10/