Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Nisma për Specialen do të procedohet shumë shpejt në Kuvend, BE të vijnë në konsultime

Gazeta10
26 November 2026 - 15:42

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të PDK’së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media ka thënë se nisma e re për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale së shpejti do të jetë në Kuvend.

Ajo ka thënë se nënshkrimet janë mbledhur dhe se drafti është gati, megjithatë ka thënë se do të duhet të flasë me të gjitha partitë në Kuvend.

“Nënshkrimet i kemi mbledhë. Drafti është gati. Është e rëndësishme të konsultohemi, të flasim me partitë në Kuvend. Disa i kam takuar, disa do t’i takojë”, ka thënë ajo.

‘Është e rëndësishme që ky Ligj ta marrë mbështetjen e njëjtë sikurse ligji paraprak”, ka shtuar Çitaku.

“Nuk po synojmë ta mbyllim gjykatën e as ta minojmë procesin, për ne është e rëndësishme që përmes ndryshimeve të garantohet ajo që quhet barazia e armëve, të respektohen standartet evropiane për një proces gjyqësor”, ka shtuar ajo.

Çitaku ka ftuar përsëri BE-në që të përfshihen ne konsultime për Ligjin e ri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.