Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku për mos-shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në KE: Tregon gjendjen e mjerueshme të diplomacisë

Gazeta10
14 January 2023 - 11:16

Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mos shqyrtimi i aplikimit të Kosovës nga ana e KE-së, tregon për gjendjen jo të mirë të diplomacisë kosovare.

Sipas saj, ky mos shqyrtim konfrimon se ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët e Kosovës.

Çitakku këto i ka quajtur aventuram duke thënë se janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme.

“Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin”, ka shkruar Çitaku në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.