
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka dalë në mbështetje të bashkëpartiakes së saj, Ganimete Musliu pas sulmeve të shumta që ajo mori nga përkrahës të partisë në pushtet si kundërpërgjigje ndaj akuzave që ajo bëri në drejtim të Kurtit në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.
Gjithë këto sulme ndaj deputetes Musliu, Çitaku i ka quajtur racizëm kulturor ndaj Drenicës andaj ka thënë se Racizmi kulturor ndaj Drenicës nuk kalon
Çitaku tutje ka thënë se mund të pajtoheni ose të mos pajtoheni me atë që ka thënë deputetja Musliu. Mund të pajtoheni e mos pajtoheni me mënyrën si e ka thënë. Por, Ganimetja as nuk ka sha, as nuk ka hedhur gaz lotsjellës, as gurë. Ganja ka folë.
Kështu ajo ka krahasuar veprimet e deputetes Musliu me ato të VV-së duke thënë që ajo nuk ka hedhur gurë, gaz lotsjellës, nuk ka sha por ka folë. /Gazeta10/