Gazeta10

Çitaku thotë se Serbia e di shumë mirë se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se Serbia e di se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO, raporton Gazeta10.

Ish-diplomatja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk duhet ndjellur frikë dhe panik meqë NATO është në Kosovë dhe ajo është garantuesja e sovranitetit të shtetit.

Tutje, Çitaku ka thënë se Serbisë sot më shumë i konvenon të flitet për status-qou si dhe për stikersa dhe barrikada.

Këto komente Çitaku i ka bërë si përgjigje ndaj deklaratës se Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për mundësinë e një luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu.

Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë.

Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada.

Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë