Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku thumbon Qeverinë: Të dorëzuar i duan të gjithë

Gazeta10
10 February 2023 - 17:18

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklarimit “kërcënues” të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për prokurorin, duke i kërkuar të dorëzohet për gjykimin e saj, e cila është e akuzuar për hedhje të gazlotsjellësit.

Çitaku ka thënë se kjo mendësi në Kosovë nuk kalon.

“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, vijon postimi i saj.

Përgjatë seancës gjyqësore të së premtes, Haxhiu ka kërcënuar prokurorin Ilaz Beqiri, duke kërkuar të “dorëzohet, sa s’është vonë”.

“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë”, ka deklaruar ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.