Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli në një lidhje direkte në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 më Arben Ahmetin, ka folur për situatën në Shipitull për shpronësimin e disa pronave.
Tutje ai ka treguar se është duke u përpiluar një plan edhe të merret një vendim, por gjithashtu ai ka treguar se ka folur edhe me zyrën ligjore për këtë situatë edhe të merret një vendim.
“Unë kam bërë pyetje edhe te departamentin e Minierës edhe te Zyra ligjore për një plan por që ka një plan se BQK duhet të tregojë se sa e kemi shpronësuar ne, por për të ardhmen nuk është se kemi një plan edhe unë kam kërkuar që të ma dërgojnë atë vijën e cila ka tejkaluar. por që planë për të ardhmen nuk është se do të japim deri të merret një vendim”, ka thënë Bucolli. /Gazeta10/