Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?” VV-ja akuzon ish-qeveritë për zhvatje e plaçkitje (VIDEO)

Gazeta10
24 January 2023 - 12:45

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar sërish një video në lidhje me keqpërdorimet e pretenduara në rrugë. Në videon e titulluar “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë”, Vetëvendosje ka listuar disa rrugë të cilat ata vlerësojnë se janë në rrugë të drejtë për t’u jetësuar.

Edhe në këtë video, VV-ja, partia më e madhe në Kosovë aktualisht, është marrë me të kaluarën, duke akuzuar ish-qeveritë për plane të zhvatjes.

“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.” – shkruan LVV-ja.

Madje, ata kanë përmendur edhe shifra që sipas tyre planifikoheshin të “plaçkiteshin”.

“Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky ndërtim e shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro.” – thuhet aty.

Në video, LVV-ja thekson se çdo gjë është kthyer në pikën zero, për të filluar së mbari.

“Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.” – thuhet në video.

“Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur.” – shkruan në mbishkrim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.