Kryetari i Demokracisë Konservatore i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka treguar se si ka ardhur ideja, dhe çka përmban propozimi për ministrinë e familjes.
Ai ka thënë se në këtë propozim i kemi trajtuar katër forma për të mbrojtur familjen dhe për të fuqizuar atë, raporton Gazeta10.
“Janë katër forma apo shtylla për të mbrojtur familjen, pra është aspekti juridik se çdo ligj që nxjerret apo çdo legjislacion që ndërmirret duhet të ketë parasysh aspektin e rëndësisë së familjes, aspekti i dytë është aspekti politik që keni propozu formimin e ministrisë për familje si në shumë vende që e kanë prioritet familjen të zhvillimit të politikave të tyre, e treta është mbështetja financiare që duhet t’i jepet familjes, dhe e katërta është një sistem i qëndrueshëm i vlerave me të cilën duhet të mbrohet familja”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10