Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çka pritet të diskutohet nesër në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit? – Flet nga Brukseli Kushtrim Sadiku

Gazeta10
13 September 2023 - 22:20

Një ditë para takimit të radhës Kurit-Vuçiq në Bruksel, gazetari Kushtrim Sadiku, përmes lidhjes direkte nga Brukseli ka dhënë detajet e fundit para këtij takimi.

Sadiku ka thënë se takimi i nesërm është një prej takimeve më të vështira, siç tha ai për shkak të tensioneve të veri dhe situatën e ri të krijuar dhe masat e BE-së ndaj Kosovë dhe obligimet që ka Serbia nga mos zbatimi i marrëveshjeve të kaluara.

Ai tutje tha që kësaj radhe do të këtë takim mes tri palëve për dallim nga hera e fundit kur përfaqësuesit e BE-së takuan ndaras Kurtin dhe Vuçiq.

Sadiku tha që ka interesim të madh edhe nga mediat e huaja për takimin e neserm.

“Takimet do të nisin kësaj radhe në mëngjes, duke filluar nga ora 09:00, ku së pari do të ketë takime ndaras mes përfaqësuesve të BE-së me Kurtin dhe Vuçiq e pastaj takimi trepalësh”, tha Sadiku.

Sadiku tha që çështjet kryesore të takimit të nesërm të jenë formimi i asociacionit, plani i zbatimit të asociacioni si dhe Serbia të mos jetë bllokuese e marrëveshje si ajo për energjinë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.