Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Clinton, Bush, Obama dhe Biden – katër ish presidentët amerikanë bëhen bashkë

Gazeta10
18 June 2026 - 19:33

Katër ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton, George W.Bush, Barack Obama dhe Joe Biden, janë bërë bashkë teksa edhe kanë pozuar së bashku, raporton revista “People”.

Ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Presidenciale Obama, në Chicago.

Bashkë me ta kanë qenë edhe bashkëshortet e tyre, ish-Zonjat e Para të ShBA’së.

Kjo është projektuar si një qendër publike dhe kulturore që do të ruajë trashëgiminë e presidencës së Barack Obama, por nuk do të jetë thjesht një bibliotekë presidenciale tradicionale.

Qendra ndodhet në Jackson Park në Chicago dhe synon të jetë një vend ku njerëzit mund të mësojnë rreth historisë, demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare, jo vetëm një arkiv dokumentesh presidenciale.

Pika qendrore e kompleksit është një muze kushtuar historisë personale të Obamës dhe dy mandateve të tij si president, nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.