Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çmimet e larta nuk bien, norma e inflacionit 6.3%                                         

Gazeta10
25 May 2023 - 19:07

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Me Paratë që në vitin 2021 mbulohej shporta esenciale, dy vite pas – në 2023 ato para nuk e mbulojnë as gjysmën e kësaj shporte.

Çmimet pothuajse dyfishë nuk e kanë ndërmend të bien duke e rënduar jetën e qytetarëve të Kosovës. 

Norma e inflacionit për katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me atë paraprak është 6.3% por cmimet e produkteve bazë si buka, qumështi e vezët me para dy vite mbesin ende shumë të larta. 

Shqetësimin për çmimet ende të larta e ka shprehur edhe opozita. 

Deputetët e PDK-së dhe LDK-së e kanë fajësuar qeverinë e Kosovës për mos ndërhyrje në rregullimin e kësaj situate./ 

Shifrat më të lartë të inflacionit u shënuan në vitin 2022, ku norma vjetore ishte 12.1% krahasuar me vitin 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.