Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Çmimet e larta’ – Shahini: Çifteve të reja ma lehtë iu duket me shku jashtë, se me banu në Prishtinë

Gazeta10
07 Tetor 2025 - 21:47

Kandidatja për kryetare të komunës në Prishtinë, nga radhët e Partisë Social-Demokrate, Besa Shahini tregoi arsyet pse ka pasur fokusin më shumë tek mbindërtimet në qytetin e Prishtinës.

Ajo tha se çmimet e banesave në Prishtinë janë shumë të papërballueshme për qytetarët, e sidomos për rininë e Kosovës që dëshirojnë të jetojnë në Prishtinë për të pasur më shumë mundësi për zhvillim profesional. Ajo tha se edhe çiftet e reja që dëshirojnë të jetojnë vetëm, e kanë të papërballueshme jetesën në banesa në Prishtinë për shkak të çmimeve të larta.

Shahini theksoi se për shkak të çmimeve të larta, të rinjëve më shumë u përshtatet të dalin jashtë, sesa të vijnë e të jetojnë në Prishtinë.

Përveç kësaj, ajo theksoi se, më shumë se gjysma e banesave të reja në Prishtinë janë të pabanuara dhe për këtë arsze duhet edhe të del një ligj i ri për tatimin në pronë, ku banesat e pabanuara të paguajnë më shumë taksë, ose të ulin çmimet dhe të marrin qiramarrës ose blerës të tyre.

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.