Gazetari Adrian Çollaku në emisionin “Politiko” ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, pa i përfundu kushtet të cilat janë vendosur ndaj Kosovës mund të ketë probleme për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta10.
“Kur kemi apliku në Këshill të Evropës dhe nëse nuk ka kërkuar kushte e institucionet tona nuk janë zotuar për ndonjë kushtë të veçantë mendoj që nuk do të ketë pengesa, por nëse e shohin si mekanizëm që e realizojnë në këtë rast Asociacionin, sepse na kanë lodh me kushte, por kuptohet që pa i kry detyrat e shtëpisë mund të kemi telashe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai në Kanal10.