
Gazetari Adrian Çollaku ka komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që Vjosa Osmani të jetë zgjidhja për problemet e kësaj partie.
Duke folur për situatën politike, Çollaku ka deklaruar se, sipas tij, personat që kanë ndikuar në rënien e një partie nuk mund të paraqiten si zgjidhje për të njëjtën parti.
“Nuk e di çka po ndodh. Vjosa është problemi, nuk është zgjidhje ajo. Dikush që e ka shkatërru një parti ose ka ndiku që ajo parti të bjerë aq poshtë, nuk është zgjidhje”, ka thënë Çollaku.
Ai ka folur edhe për garën e ardhshme, duke vlerësuar se aktualisht nuk sheh ndonjë kandidat më serioz se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama.
“Kjo, mendoj, është arsyeja pse fiton Përparim Rama. Në garën e ardhshme nuk shoh kandidat më serioz se Përparim Rama”, ka deklaruar gazetari.