Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku: Vuçiqi i ka frenat n’dorë, po i shfrytëzon serbët e veriut politikisht

Gazeta10
03 Shtator 2024 - 21:45

Gazetari Ardian Çollaku thotë se serbët lokal në veri janë të instrumalizuar nga presidenti serb Vuçiq.

Çollaku në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10,  ka thënë se Vuçiqi i ka frenat n’dorë tek serbët në veri të cilët po  i shfrytëzon politikisht.

“Situate është politike ata menaxhohen direkt nga Vuçiqi përmes mekanizmave dhe instrumenteve që i ka Vuçiqi në veri. Unë e di se është bërë një punë edhe disa grupe kanë ik në Serbi, mirëpo me vet faktin që sot serbët nuk guxojnë me shit në market ose kudo veç pse e ka qel një shqiptar atje, do t ë thotë se kjo flet shumë, se ata janë në kontrollin politik të Vuçiqit. Pra, dihet se Vuçiqi i ka frenat në dorë, gjithmonë kur i duhen i shfrytëzon politikisht në veri”, ka thënë Çollaku. /GAZETA10/

Për më shumë ndiqeni videon

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.