Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ç’po ndodh me “BB Vip Albania”? Arbana tregon gjithçka

Gazeta10
18 November 2022 - 15:13

“Big Brother Vip Albania” është drejt fillimit të edicionit të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja Arbana Osmani në një intervistë disa ditë më parë.

Ndërkohë, sot, ajo ka publikuar një video nga punimet e shtëpisë së re, që është në ndërtim e sipër.

Më pas Arbana ka treguar se stafi i “Big Brother Albania” është mbledhur dhe po punon për detajet e reja.

Në fund, moderatorja ka ndarë me të gjithë një foto me dy zarfa, të cilët përdoren për surprizat e banorëve brenda shtëpisë.

“Lajme të mira? Lajme të këqija?”, ka shkruar Osmani krahas fotos, e cila ka marrë shumë komente entuziaste nga ndjekës që mezi presin lojën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.