
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur nga Ura e Ibrit për ditën që ka kaluar sot në komunat në veri të Kosovës.
Von Cramon, ka thënë se situata është e tensionuar dhe ka folur edhe për policinë e Kosovës.
“Jam mbi Urën që ndan veriun dhe jugun e Mitrovicës, sot kam qenë në veriun e Kosovës ku kam kaluar ditën duke folur me përfaqësues të shoqërisë civile, opozitën, forca policore dhe institucione në veri”.
“Duhet ta pranojë se është situatë e vështirë dhe e tensionuar. Kemi parë shumë automjete të armatosura, forca të armatosura dhe unë nuk e di nëse kjo është ide e mirë, në këtë situatë që të hyjnë me forcë kryetarët e zgjedhur në ndërtesat e komunave. Edhe nëse jeni zgjedhur de jure, nuk do të thotë se keni forcë legjitime dhe qeverisje të mirë për të hyrë realisht në këto ndërtesa. Duhet të mendojmë për të gjetur zgjidhje një mënyrë të qëndrueshme të ndërtimit të besimit me qytetarët në veri të Kosovës”, tha në një video raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
My message from the #Mitrovica #bridge to everyone across #Kosovo pic.twitter.com/4NA82NgsiK
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) May 28, 2023