Cristiano Ronaldo mund t’i japë fund aventurës së tij te Manchester United në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta10.
Mediat angleze raportojnë se Manchester United i ka dhënë lejën Ronaldos të largohet në janar neës arrin një ofetë e përshtatshme.
Ylli portugez u raportua se dëshironte largimin në ekipi anglez në verë, por ‘Djajtë e Kuq’ insistuan që t’a mbajnë atë në ekip.
Mirëpo gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për 37-vjeçarin, pasi këtë stinor është aktivizuar shumë pak nën drejtimin e Erik Ten Hag.
Tekniku holandez Ronaldos i ka dhënë leje portugezit që të largohet në janar.
Ronaldo u rikthye te Manchester United në verën e vitit të kaluar, pas një periudhe trivjeçare të kaluar te Juventusi.
Këtë edicion ai ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol në Europaligë.
Për Ronaldon kanë shprehur interesim disa klube nga Amerika dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. /Gazeta10/