
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në emisionin “Java” ka thënë se ndryshimet në situatën politike mund të ndodhin vetëm nëse presidentja, kryeministri dhe opozita ulen në një tavolinë me partnerët ndërkombëtarë.
Megjithatë, Cufaj ka shprehur skepticizëm se një bashkim i tillë do të arrihet, duke e lidhur këtë me fazën e tranzicionit në të cilën, sipas tij, ndodhet Kosova.
Ai ka thënë se arsyeja pse kryeministri Albin Kurti ka lëshuar pe është shmangia e zgjedhjeve.
“Kur presidentja, kryeministri dhe opozita ulemi në tavolinë me partnerët tanë ndërkombëtarë, atëherë mund të ndryshojë diçka. Nëse më pyesni mua, ky bashkim nuk do të arrihet, sepse ne jemi në një fazë tranzicioni dhe arsyeja pse zoti Kurti ka lëshuar pe është shumë e thjeshtë: që t’i evitojë zgjedhjet”, tha ai./Gazeta10