Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

CWP EUROPE dhe GENERAL ELECTRIC lidhin marrëveshjen e partneritetit për zhvillimin e një projekti hibrid të energjisë së ripërtëritshme

Gazeta10
27 October 2023 - 9:23

Shoqëria GE Vernova Onshore Wind dhe CWP EUROPE kanë lidhur një marrëveshje historike për të zhvilluar një projekt hibrid të një shkalle të gjerë për shfrytëzimin e energjisë se erës dhe diellit në Shqipëri.

Me një investim qe parashikohet te jete mbi 1 miliard euro deri ne përfundimin e te gjitha fazave te tij, ky projekt do të krijojë mbi 1500 vende pune gjate etapës ndërtimore dhe pritet të jetë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme për të mbuluar deri ne 75% të gjithë konsumit vjetor te familjeve Shqiptare.

Një pjesë e konsiderueshme e investimit parashikohet te shkoje për zhvillimin e infrastrukturës kritike vendore, duke ofruar mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përmirësime afatgjata në rajon. Për më tepër, projekti ka potencial ta ndihmoje Shqipërinë te behet eksportues neto i energjisë elektrike, duke rritur ndjeshëm sigurinë energjetike te vendit si dhe atë rajonale.  

Stephen Swift, Drejtor i Përgjithshëm Komercial i GE Vernova Onshore Wind, tha: “E vlerësojmë lart partneritetin tonë të gjatë me CËP,  me te cilët kemi zhvilluar disa projekte me vlerë të madhe në mbarë botën. Jemi te entuziazmuar të punojmë me ta në Shqipëri, ne mënyrë qe të mbështesim kërkesat e vendit dhe ato europiane për energji të pastër”. 

Përpara fillimit të aktiviteteve të ndërtimit, projekti do të siguroje të gjitha miratimet e lejet e nevojshme të zhvillimit dhe, paralelisht, do të kryejë një vlerësim rigoroz të ndikimit mjedisor dhe social duke iu përmbajtur standardeve më të larta ndërkombëtare.

Partneriteti ndërmjet GE dhe CWP është një arritje e jashtëzakonshme, e cila do te siguroje përdorimin e zgjidhjeve më të fundit e me inovative inxhinierike për këtë projekt historik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.