Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Daçiq refuzoi fotografinë familjare, Hasani: Unë respektoj protokollin e Procesit të Berlinit

Gazeta10
06 Tetor 2023 - 15:35

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç bojkotoi foton familjare në Ministerialin e zhvilluar në Tiranë.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. 

“Nuk do doja të flisja për qëndrimet e kolegëve, do doja të flisja vetëm për atë që unë bëra, unë respektoj protokollin e formatit të  Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, tha Igli Hasani.

Ministri gjithashtu tha: “Më lejoni të përsëris edhe njëherë që në presim që Serbia të nisë një hetim serioz, për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, që pati një oficer të Policisë të Kosovës të vrarë dhe një të plagosur, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individë apo subjekteve të tjera në Serbi.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.