
Këngëtarja e mirënjohur, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, shkruan Gazeta10.
Këtë herë artistja ka bashkëpunuar me Cricket për të sjell këngën që mban titullin “Harroj”.
Dafina ka publikuar kopertinën e projektit duke zbuluar se i njëjti lansohet ditën e sotme e shoqëruar me një videoklip.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja që njihet për hite të shumta, por padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të saj./Gazeta10