Gazeta10

Daja i vlerëson fitoret ndaj Malishevës: Jemi me këmbë në tokë

Ballkani ka fituar sërish ndaj Malishevës, kësaj radhe në kampionat me rezultat 2-0.

Ishte kjo fitorja e dytë e suharekasve ndaj malishevasve brenda katër ditëve pasi në Kupë kishin triumfuar 0-3.

Ilir Daja ka thënë se kanë marrë fitore shumë të vështira pasi kishin përballë një skuadër shumë të fortë si Malisheva që ka bërë futboll mjaftë të mirë.

“Luajtëm me Malishevën që në javët e fundit besoj se ka qenë ekipi më i mirë po t’i shohim pikët e fituara. Të dyja ndeshjet ishin të vështirë. Malisheva ka rritur niveli ne lojës”.

“Dy ndeshjet brenda pak ditësh motivi nuk ishte i njëjtë. Ndeshjen e parë e fituam me gola. Kundërshtari kishte ndryshuar taktikë dhe na u desh kohë për t’u përshtatur. Të mposhtësh dy ndeshje vendin e katërt, besoj është gjë pozitive”, ka thënë Daja.

Krejt në fund Daja ka thënë se janë me këmbë në tokë pasi ka shumë ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Kampionati është i hapur deri në javë ne fundit, pasi me pikë jemi aty. Jemi me këmbë në tokë. Vjet ishim më keq. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe vazhdojmë, besoj se do të jemi konkurrenti kryesor për të marrë titullin e tretë në Kosovë”, ka theksuar Daja. 

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur