
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke u fokusuar te Superliga e Kosovës dhe ndeshjet e kësaj fundjave.
Të ftuar në studio janë: Ramiz Krasniqi, Jon Ajeti, Qendrim Ismajli, Milaim Berisha dhe Taulant Dajaku.
Ish-futbollisti dhe opinionisti, Taulant Dajaku nuk i beson delegimit me short të gjyqtarëve në Superligën e Kosovës.
“Unë për vete nuk i besoj këtij delegimit të gjyqtarëve në Superligën e Kosovës, pasi mund të jetë i manipuluar në shumicën e rasteve e në shumë mënyra” – tha ai.
Federata e Futbollit e Kosovës bën delegimin e gjyqtarëve në Superligën e Kosovës me anë të shortit, për të cilin ka pasur shumë ankesa.
Këtë mënyrë, FFK-ja e ka nisur që nga gushti i vitit të kaluar, me miratimin e FIFA-s.