
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.
Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Taulant Dajaku, opinionist sportiv.
“SC Gjilani ka bërë një transferim shumë të qëlluar me Egzon Bejtullain, i cili padyshim do të jetë një pikë kryesore në qendërmbrojtjen e klubit gjilanas.” – tha ai.
Ai në vazhdim thurri lavdërime për trajnerin shqiptar të SC Gjilani.
“Trajneri Gentjan Mezani po tregohet shumë cinik, po ka taktika të qarta për skuadrën e Gjilanit, madje unë mendoj se është trajneri i duhur për atë skuadër” – përfundoi ai.