
Politikani shqiptar në Gjermani, Fabian Daka e ka mirëpritur hapjen e studios televizive të Kanal10 në Gjermani, duke thënë se kjo do të ndihmojë diasporën që të jetë me afër Kosovës.
Në emisionin ‘Politiko’ më Kushtrim Sadikun, Daka ka folur për lidhjen e fortë qe ka me Kosovën.
Duke folur për mergatën, Daka ka thënë se investimi i diasporës në Kosovë po ka pengesa, raporton gazeta10.
“Kemi problem sa i përket tatimeve, është shumë e komplikuar për kompanitë që janë në rrethinën e Bayernit të kenë një biznes në Kosovë. Është shumë e vështirë për shkak të tatimeve që duhet t’i paguajnë në Gjermani dhe në Kosovë, nuk ka ende një marrëveshje për tatime”, ka thënë Daka.
Ai pret lehtësira nga shteti i Kosovës për investime që vijnë nga diaspora. /Gazeta10/