Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dakordimi i vonshëm Kurti-Lajçak-Bislimi

Gazeta10
26 January 2023 - 19:13

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Një dakordim për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e paralajmëroi mbrëmjen e së mërkurës emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Mirëpo, përkundër deklarimit të tij, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti tha se themelimi i Asociacionit është kundërkushtetues dhe se për normalizim të marrëdhënieve nevojitet njohja reciproke në qendër, e jo Asociacioni.

Një takim i vonshëm, nga një vizitë e paparalajmëruar, solli një dakordim mes Kosovës e BE-së rreth zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe atë për Asociacionin.

Kështu të paktën paralajmëroi përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirloslav Lajçak, i cili u takua mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin Albin Kurti e zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

 “U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi, për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”

Mirëpo, kryeministri Albin Kurti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Asociacioni s’ka kaluar në Kushtetuese.

Derisa ka folur për takimin me Lajçak, ai ka thënë se nuk do të tolerojnë që në këtë proces, Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe të vihet si parakusht.

Ipari i ekzekutivit ka thënë sepër normalizim të marrëdhënieve nevojitet njohja reciproke në qendër e jo Asociacioni

Ndërsa, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha para medieve se në lidhje me Asociacionin, do të diskutojnë gjatë javës së ardhshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë do të organizojë një diskutim mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, më 31 janar ku janë ftuar zyrtarë qeveritarë, diplomat, liderë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.