Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardan Berisha rikthehet te Peja para afatit kalimtar

Gazeta10
17 October 2024 - 16:33

Dardan Berisha pritet të paraqitet shumë shpejtë dhe para afatit kalimtar për Pejën.

Skuadra e Pejës ka paraqitur një kërkesë në FBK për regjistrimin e Berishës, si lojtar i lirë jashtë afatit kalimtar dhe po të njejtën, komisioni i Garave pas shqyrtimit e ka miratuar konform rregullores për regjistrim dhe kalim të FBK-së për sezonin 2024/25.

Në bazë të këtij vendimi, Berisha shumë shpejtë pritet të paraqitet me ekipin e Pejës, ndoshta edhe në derbin e xhiros së vikendit me Trepçën.

Gjatë verës Dardani nuk ishte paraqitur për regjistrim nga asnjë ekip, derisa disa ditë pas nisjes së stinorit të ri kishte arritur marrëveshje me Pejën.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se në rregulloren e FBK-së për stinorin e ri ka pasur disa ndryshime para fillimit të edicionit të garave dhe vendimi i Komisionit të Garave është bazuar pikërisht në këtë rregullore të cilën e ka siguruar Asistionline.com

E lidhur me këtë çështje, AsistiOnline.com ka siguruar po ashtu edhe vendimin e Komisionit të Garave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.