
Drejtoresha e barnatores së QKUK-së, Dardane Mehaj ka treguar në emisionin “Adresa Ankesave” se nuk është kompetencë e barnatorës të furnizojë qendrat familjare në komuna me ushqim të pacientëve në gjendje kome.
Ajo ka thënë se kjo përgjegjësi është e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta10.
“Qendra e Mjekësisë Familjare është nën kompetencat e Ministrisë së Shëndetësise, aktualisht pozita që unë e drejtojë e kemi përgjegjësinë për furnizim të spitaleve dhe pacientëve që janë të shtrirë në QKU, mirëpo ushqimi nuk merret për pacientët që janë të shtrirë në shtëpi fatkeqësisht”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10