Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dardanët: Sa herë që na fyejnë, bashkohemi edhe më shumë

Gazeta10
19 November 2024 - 15:20

Kombëtarja e Kosovës dje fitoi ndaj Lituanisë me rezultatin minimal 1-0, duke mbyllur kështu ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’, tifozët e Kosovës kanë reaguar pas ngjarjeve të fundit në Rumani, ku vendasit na fyen dhe ndeshja u ndërpre.

Dardanët thonë se këto fyerje i bashkojnë edhe më shumë – dhe se ata nuk do qëndrojnë të heshtur.

“Këto ishin mesazhet tona mbrëmë kundër abuzimit me kore ofenduese që bënë rumunët në Bukuresht. Nuk do të qendrojmë të heshtur. Sa herë që na fyejnë, bashkohemi edhe më shumë. Sepse ashtu siç thamë edhe dje përmes mesazhit tonë – çfarë mbet kur humb edhe nderi? Djemtë tanë kanë përkrahje të plotë për gjithë çfarë bënë atje dhe do të vazhdojnë ta kenë nga ne dhe gjithë populli”, shkruhet në postimin e Dardanëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.