Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dauti: Fusha ka qenë donacion nga Zvicra, projekti i ri është në fazën finale, ditët e ardhshme do të nisin punimet

Gazeta10
22 October 2023 - 23:11

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe trendit të shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar.

Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Behar Maliqi, Kastriot Rexha e Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte u paraqitën edhe Lulzim Abazi, president i KF Ferizaj dhe Shefki Dauti nga KF Vjosa.

Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Shefki Dauti, drejtor te KF Vjosa.

“Fusha ka qenë donacion nga kryetari aktual i KF Vjosës, përdoret edhe nga grupmoshat e reja, andaj janë edhe disa ngjyra të përdorura në fushë. Gjendja nuk është edhe aq e keqe sa pretendojnë trajnerët” – tha ai.

Tutje ai foli edhe për projektin e ri të stadiumit si dhe për shumën që do të shpenzohet në stadiumin e KF Vjosës.

“Projekti i ri është në fazën finale, punimet do të nisin ditët e ardhshme, do të investohet të paktën 2 milionë euro” – shtoi drejtori i Vjosës.

Në fund, Dauti bëri me dije se kanë një grup mjaft të mirë të lojtarëve, me një trajner të mirë dhe theksoi se po shkojnë për vetëm rezultate pozitive.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.