
Në studion e emisionit ‘Politiko’ në Kanal 10 është zhvilluar debat mes dy panelistëve lidhur me qendrimet e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, raporton Gazeta10.
“Në reagimin e presidentës ka qenë që mos të dergohet farë në gjykatë asociacioni, kështu e kam lexuar këtë qëndrim e nuk e ka qenë kërkesë e ShBA-ve por ka qenë e kundërta prandaj është mirë të sqarohemi”, deklaroi Hajdari duke e ngjallur diskutimin e debatit.
Sipas saj, qendrimi i presidentës ishte të mos dërgohej fare asociacioni në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo reagimi i saj u kundërshtua nga panelisti tjetër, Adrian Çollaku që sipas tij, presidetja Osmani s’kishte dalur kundër qeverisë në asnjë qendrim.
“Fatime përmendi dy raste kur Osmani ka daluar kundër qeverisë për një vendim?Këta nuk kanë as strategji, këta janë “Tu pa e tu bo” aq asgjë më shumë”, deklaroi Çollaku.
“Oj Fatime a e din deklaratën e famshme, “Edhe zogjt e malit e dinë që ne dhe z.Kurti kemi qëndrime të njejta për të gjitha temat”, çka kemi me diskutu ne”, përfundoi Çollaku.